Përfaqësuese të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan biznesin “N.SH Duli”, me seli në Klinë, ku në takim u pritën nga pronari Astrit Balaj.

Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe sfidat me të cilat po përballen bizneset si rrjedhojë e pandemisë përderisa u diskutuan edhe problemet me të cilat po ballafaqohet ky biznes aktualisht.

Në fund të takimit, “N.SH Duli” i’u bashkua rrjetit të bizneseve anëtare në OAK.

Për më shumë, N.SH Duli është prodhues i produkteve të plastikes. Poashtu kompania është e inkorporuar edhe në disa sektore të tjera, siç është ndertimi dhe instalimi i ngrohjeve qëndrore.