OAK VAZHDON TAKIMET ME BIZNESE

 

Sot në zyret e Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) koordinatorja Donika Gashi priti në një takim Shkumbin Ibraimi – CEO në kompaninë Mercurius Consulting, i cili u njoftua nga afër për aktivitetet dhe shërbimet që OAK i ofron për bizneset.

Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat e të bërit biznes, duke theksuar që ende ka vend për ndyshime dhe se duhet punuar edhe më tutje për një klimë më të mirë në të bërit biznes.

Në fund të këtij takimi të dyja palët u dakorduan që duhet punuar për të mirën e biznesit, duke lënë të hapura edhe mundësitë e bashkëpunimit.