1ART- Fiber to the Home i bashkohet OAK-së

Përfaqësuese të Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga drejtoresha e “Niart” SH.P.K. Agnesa Krasniqi.Krasniqi theksoi që përveç rënjes së aktivitetit si rezultat i mos ardhjes së diaspores, problemi kryesor gjatë periudhes së pandemisë është hasur me pamundësinë e punëtorëve për të dalë në vendin e punës.Për fund, Krasniqi shtoi që “Niart” SH.P.K. i bashkohet rrjetit të bizneseve anëtare në OAK, me qëllim që së bashku të kontribuohet në krijim të një ambienti sa më të favorshëm të bërit biznes në vend.