OAK-u paralajmëron kolaps buxhetor në Kosovë

Arsim Selmonmusaj Nënkryetar i Bordit të OAK-së, flet për Gazeten Kosova Sot, në lidhje me gjendjen aktuale dhe zhvillimin ekonomik në vend.

Nënkryetari i OAK-ut, Arsim Selmonmusaj,për gazetën “Kosova Sot”, thotë se gjendja ekonomike në Kosovë nuk është e kënaqshme, sidomos tani duke parë gjendjen aktuale me grevat në shumë sektorë nuk mund të kemi zhvillim ekonomik.

“Sa u përket ligjeve duhet të funksionohet apo të aktivizohet Gjykata Ekonomike kur për një kontest të vogël zvarritet lënda dhe kështu krijohet edhe një bllokadë ekonomike. Shkaktar tjetër janë ligjet e huazuara dhe të papërshtatura, po ashtu është shumë i rëndësishëm edhe Ligji për Tregtinë e Brendshme dhe ai për Investime Strategjike”, u shpreh ai.

Image

 

“OAK-u është urë komunikimi në mes Qeverisë dhe bizneseve, në mbrojtjen, shërbimeve dhe interesave të bizneseve. Andaj duhet të fillohet një plan zhvillimor, ngaqë infrastruktura elementare në start ka probleme elementare. Sipas hulumtimit të Bankës Botërore, Kosova renditet në vendin e 122-të në trajtimin me lejen e ndërtimit, e 89-ta në mbrojtjen e investitorëve, e 106-ta në furnizimin me energji elektrike, që janë tri elemente bazë për fillimin e një biznesi, dhe ky është fillim i vështirë për të filluar punën një biznes”, potencoi Selmonmusaj.

“Nëse vazhdohet me këtë menaxhim të njëjtë mund të shkohet në një kolaps të buxhetit të Republikës së Kosovës ku mund të vijë deri te falimentimi i shtetit”, ka paralajmëruar ai.