Oda e Afarizmit të Kosovës

Vendosja e taksës 100% të Kosovës ndaj produkteve serbe, ka sjellë impakt pozitiv për tregun e Maqedonisë. Kryetari i Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore Nebi Hoxha, priti në takim kryetarin e Oda e Afarizmit të Kosovës Skender Krasniqi, me ç’rast u nënshkrua një MemorandumBashkëpunimi mes odave të të dyja shteteve. Në këtë takim Kryetari i OEMVP-së Hoxha theksoi se që kur Kosova ka vendosur taksën 100%, Maqedonia ka një rritje të eksportit të produkteve për 15%.

Ndërsa Kryetari i Bordit të Oda e Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi tha se është një mundësi e artë edhe nga ana e juve edhe nga ana e bizneseve, që të vijnë të investojnë në Kosovë. Vendosja e barrierës 100% me Serbin, e cila sipas gjitha gjasave do të vazhdoj, do të jetë shumë më e madhe. Është një mundësi që të vini dhe të investoni. Produktet që tash mungojnë janë në vlerë 1 miliardë euro, që mungojnë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja

Për më më shumë mund të njoftohen në linkun më poshtë të revistës Shenja:

http://shenja.tv/taksa-100-po-e-ndihmon-ekonomine-e-maqedonise/?fbclid=IwAR0QnlUyvHLe77GtUK8VCaHtTrBP5sOg1p9uMCK-79x9r59Z6taf3d4UFD0