Premier Songs anëtare e OAK

Premier Songs anëtare e OAK-së, është aplikacioni i parë funksional për smartphones (iOS dhe android), i cili ofron muzikë për klientët.

Ky aplikacion mëton që ta zvogëloj shpenzimin e konsumatorëve duke blerë këngën e preferuar, kurse në anën tjetër ta rrisë përfitimin e krijuesve muzikorë prapë duke shitur këngën e ofruar. Komuniteti muzikor me këtë aplikacion e mbron krijimtarinë nga piratëria dhe në çdo kohë ka mundësinë e kontrollit të shitjes online. Premier Songs pêrkrijuesit muzikorë ka oferta të ndryshme bashkëpunimi: afatshkurtëra dhe afatgjata!

Në botën virtuale muzikore, Premier Songs është përgjigjja shqiptare për kohën moderne kur gjithçka gjendet në smartphone!

Për më shumë informacione rreth aplikacionit Premier Songs mund të klikoni në linkun më poshtë: https:/www.facebook.com/premiersongs/