Oda e Afarizmit të Kosovës filloi fazën e implementimit të projektit nga Western Balkans Fund që ka për qëllim rritjen e eksportit dhe bashkëpunimit rajonal, në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Në lidhje me këtë, në Tiranë së bashku me partnerët implementues: Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, u organizua aktiviteti i parë.

Ky takim kishte për qëllim konsolidimin e aktiviteteve të përbashkëta të fushë veprimit sa i përket organizimit të dy eventeve të tjera gjithëpërfshirëse që do të mbahen një B2B në Shkup dhe një work-shop në Prishtinë.

Sa i përket kësaj faze palët u dakorduan lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e secilit prej tyre, duke përfshirë edhe specifikat e këtyre organizimeve.

Projekti në fjalë, synim kryesor ka rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e konkurrueshmërisë sa i përket bashkëpunimeve të ndërsjellta Prishtinë-Tiranë-Shkup.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe Dafina Beqiri- menaxhere e programit në WBF dhe Denis Grbo, të cilët theksuan që prioritet i këtij fondi është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rritja e bashkëpunimit reciprok.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Skender Krasniqi- Kryetar i bordit, Diamant Elshani – Sekretar i bordit, Hasan Gigollaj – Anëtar i bordit, Qendresa Ibrahimi – Koordinatore dhe Vanesa Gashi- Zyrtare.

OEMVP u përfaqësua nga Milaim Ameti – Menaxher Operativ.

Ndërsa CCIT nga: Bashkim Sykja- Këshilltar i Presidentit, Albana Laknori- Sekretare e përgjithshme, Edlira Prenga- Drejtore për marrëdhënie me publikun dhe Aris Tasho- Drejtore e marrëdhënieve me jashtë.