OAK viziton biznesin REKS

Ruajtja e ambientit ishte motiv i hapjes së biznesit REKS në Kosovë, duke qenë të parët që ofrojnë shërbime të plota për përpunimin e mbeturinave. Nevoja për të parë nga afër këtë kompani, shtyu përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës ta vizitojnë biznesin REKS, .të cilët u pritën nga pronari i biznesit REKS, Maliq Gjyshinca dhe përfaqësuesi Korab Gjakova.

Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjelltë me qëllim të avokimit dhe lobimit të sfidave me të cilat ballafaqohen bizneset.

Gjyshinca përshëndeti iniciativën e OAK-së duke lënë të hapur mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen e afërt.


Për më shumë rreth biznesit vizitoni: https://www.kras-recycling.com/…/imp…/locations/reks-kosovo/