OAK, viziton biznesin Agroproduct-shpk

Në vazhdën e vizitave të cilat Oda e Afarizimit të Kosovës organizon në agjendë ishte padyshim edhe kompania Agroproduct-shpk, në komunën e Istogut.

Në këtë takim përfaqesueset e Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën nga Halit Avdijaj përfaqësues i kësaj kompanie.

Përgjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë e bashkpunimit në mes dy palëve.

Për më tepër, Agroproduct-shpk është një kompani lidere në Kosovë për kultivimin, grumbullimin, dhe përpunimin e bimëve mjekësore aromatike, dhe frutave malorë.

Kompania Agroproduct është e vetmja kompani në Kosovë, që bënë eksport të bimëve medicinale në Shtetet Evropiane si: Gjermani, Zvicerr, Austri dhe Çeki. Poashtu në fillim të vitit 2018 kanë filluar bashkëpunimet me SHBA dhe Kanada.