99 Lule viziton OAK-në

Gjatë ditës së sotme përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës mirëpritën në takim pronaren e biznesit 99 Lule – Cajra natyrale.

Anëtari bordit të Hysni Zogaj njoftoi më detajisht me shërbimet që OAK ofron për bizneset anëtare, duke shtuar që qëllim kryesor i odës është identifikimi i problemeve me të cilat bizneset përballen, alternativat e mundëshme për zgjidhje dhe lobimi deri në arritje të rezultateve.

Bunjaku theksoi që “99 Lule” është themeluar në vitin 2012 dhe në të është i kyçur një numër i madh i grave nga të cilat mbledhin bimët e ndryshme në natyrë. Ajo përgëzoi odën për të arriturat e deritanishme, duke uruar që edhe më tutje të vazhdoj të punoj në mbështetje të bizneseve.

Në fund të këtij takimi palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.