Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës mirëpritën në takim Astrit Musa-në, një nga pronarët e ACA Audit & Consulting Associates.
Ky takim ishtë i karakterit njoftues, ku kryetari i OAK-së Skënder Krasniqi prezentoi disa nga punët e realizuara nga Oda.
Musa ndër të tjera tha që në një shtëpi që i bashkon bizneset dhe punon në favor të kërkesave të tyre duhet të jetë edhe ACA – Audit & Consultin Associates, prandaj edhe u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmejt dy palëve.
Për më shumë, ACA – Academic & Consulting Associates ofron shërbime të auditimit dhe të niveleve tjera të sigurisë, si dhe ofron shërbime të konsulencës në Kosovë.