Academic English Center Ks anëtari më i ri në OAK

 

Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëprit në takim z.Lavdrim Avdyli pronar në Academic English Center Ks .

Ky takim kishte karakter njoftues mes të dy palëve dhe diskutimi lidhur me aktivitetet dhe shërbimet që Oda e Afarizmit të Kosovës u ofron bizneseve anëtare. Me këtë rast, koordinatorja Donika Gashi bëri një prezantim kronologjik të aktiviteteve të #OAK-së, që nga fillimet e saj e deri më tash që ka arritur të jetë një prej Odave më funksionale në vend.

z. Avdyli u shpreh i gatshëm për bashkëpunim dhe vlerësoi lartë punën dhe përkushtimin e Odës, ku me këtë rast edhe vendosi që të i bashkohet misionit të OAK-së, duke nënshkruar kështu marrëveshjen e bashkëpunimit dhe duke u bërë anëtari më i ri në Odën e Afarizmit të Kosovës.

Për më tepër, Academic English Center Ks ofron një sërë trjanimesh dhe kursesh të përgjithshme që synojnë përgatitjen e studentëve për të studiuar anglishten në nivel universitar. Gjithashtu, përveç gjuhës angleze, mbahen edhe kurse të tjera në gjuhët: Gjermane dhe Frenge