AFF – Qendra Sportive Trajnuese bëhet anëtare e OAK-së

Odës së Afarizmit të Kosovës i është bashkuar edhe AFF – Qendra Sportive Trajnuese

Zyrtarët e Odës së Afarizmit të Kosovës gjatë bisedës me themeluesin e kësaj qendre Liridon Mirena, u dakorduan që vetëm bashkëpunimi është mënyra e vetme për t’i kaluar vështirësitë dhe sfidat që paraqiten gjatë të bërit biznes në Kosovë.

Ndryshe, AFF – Qendra Sportive Trajnuese është qendër përgatitore nga ana fizike, atletike dhe kondicionale të sportistëve, me trajner të licencuar në Gjermani.
https://www.facebook.com/afftraining/