Oda e Afarizmit të Kosovës

Sekretari i Bordit zt. Diamant Elshani së bashku me drejtorin ekzekutiv zt. Ismet Mulaj me bashkëpunëtorë pritën në takim, drejtorin e përgjithshëm zt. Dritan Broka, zëvendës drejtorin e
pëgjithshëm zt. Arlind Kote dhe drejtoreshën – dega në Prishtinë znj. Kostalda Visha nga Akademia Profesionale Elita nga Shqipëria.

Zt. Mulaj dhe zt. Elshani i informuan përfaqësuesit e Akademisë për qëllimet e themelimit të OAK-ut, për aktivitetet e OAK-ut dhe për mundësitë që ofron për biznesin. Gjatë takimit u diskutua për sfidat nëpër të cilat po kalon biznesi vendor. Por, Kosova ka një rini që duhet përgatitur për tregun e punës

Akademia Profesionale Elita – është qendër për aftësim profesional, me anë të ligjëratave dhe praktikës i
përgaditë studentët e saj për një karrierë të sigurtë dhe të suksesshme. Duke theksuar se praktika është ajo që mbetët prioritet i tyre. Akademia Profesionale Elita është vlerësuar nga një numër i madh institucionesh dhe personalitetesh në Shqipëri. Kështu stafi kanë vendosur që veprimatrinë e tyre ta
zgjerojnë edhe në Kosovë duke pasur të njëjtin qëllim.

Zt. Broka falënderoj përfaqësuesit e OAK-ut për pritjën dhe u shprehën se Elita si anëtare e Odës së Afarizmit të Kosovës do të jetë promovues i zhvillimit të biznesit ndërmjet dyja vendeve.