Anës Drinit anëtare në OAK

Me qëllim që të informohen nga afër lidhur me problemet me të cilat po përballen bizneset, përfaqësuese nga Oda e Afarizmit të Kosovësvizituan biznesin Restaurant Anës Drinit ku u pritën nga pronari Visar Bërdynaj.

Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës njoftuan më detajisht për shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare dhe lobimin e vazhdueshëm për zgjidhje të sfidave me të cilat ato përballen.

Bërdynaj theksoi që një nga problemet kryesore me të cilin po përballen është ndalja e shpeshtë e energjisë elektrike, e cila në shumicën e rasteve ndodh pa paralajmërime.

Në fund të këtij, Bërdynaj shtoi që Anës Drinit i bashkohet rrjetit të bizneseve anëtare të Odës së Afarizmit të Kosovës, ku edhe u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit.