Anëtarësia e OAK-ut u zgjerua edhe sot

Mobileria Art Dekor Gjilan, është anëtari që i’u shtua rishtazi familjes së OAK-ut.

Ashtu si pothuajse të githa veprimtaritë në Kosovë, edhe mobileria Art Dekor Gjilan si prodhuese përballet me sfida të ndryshme të të bërit biznes.

Duke pasur për qëllim, krijimin e një klime më të favorshme të afarizmit, misionit të OAK-ut i është bashkuar edhe mobileria Art Dekor Gjilan e cila zhvillon veprimtari në komunën e Gjilanit.

Me rastin e nënshkrimit të thellimit të bashkëpunimit me OAK-un, pronari i mobilerisë Art Dekor, Naser Veliu tha se ky biznes eksporton edhe në Zvicërr dhe gjithçka e arritur është e mbështetur në forca vetanake.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i OAK-ut, Ismet Mulaj u shpreh se nënshkrimi i kësaj marrëveshje dëshmon besimin e bizneseve në OAK për të adresuar e zgjidhur pengesat që kanë këto biznese, dhe shtimi i anëtarëve në OAK do të thotë rrugëtim i përbashkët në misionin për krijimin e klimës së favorshme të të bërit biznes në vend.