Anëtari i Bordit të OAK, Hysni Zogaj i ftuar në Magazina Informative në RTK për të diskutuar rreth klimës së të bërit biznes në Kosovë, pengesat që po u krijohen investitorëve vendor dhe atyre të huaj si shkas i konflikteve ligjore, konkretisht UdhëzimetAdministrative që rregullojnë dhënien me qira të tokave pyjore të cilat bien ndesh me Ligjin për Bujqësi.

Të pranishëm ishin edhe dy bizneset anëtare të OAK-së me pronarë Hyzer Gashi dhe Ramadan Gashi.

Sipas afaristëve në rast se nuk plotësohen kërkesat e bizneseve ekziston mundësia për protesta nga bizneset e këtij sektori.

Më gjerësisht ndiqni debatin e plotë në linkun më poshtë nga minuta e 14-të:
https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/1104186979781811/