Anëtari i Bordit të OAK-së, Hysni Zogaj i ftuar në emisionin ‘Mikrofon i hapur’ në Radio Drenasi 92.1 FM

Zogaj foli për aktivitetet e Oda e Afarizmit të Kosovës e cila vazhdon të jetë mjaftë e zëshme për përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe shumë tema të tjera aktuale të cilat po i shqetësojnë bizneset dhe po pengojnë zhvillimin e tyre, ku OAK ka veçuar shumë probleme dhe së bashku me institucionet e Kosovës dhe me bizneset po mundohet t’i zgjidhin.

Ai theksoi se problemet më të mëdha janë ligjet të cilat nuk janë adekuate dhe janë në konflikte mes vete dhe kështu po pengojnë zhvillimin e bizneseve dhe po e bëjnë të pamundur ardhjen e investitorëve nga jashtë në Kosovë.

Si sfidë tjetër që pengon të bërit biznes Zogaj tha se është CEFTA, që kemi hyrë pa planifikuar dhe me një eufori të shpejtë dhe pa e ditur pse po hyjmë në CEFTA, që tash po e shohim se është shkaktare e madhe dhe pengese e të bërit bizens në Kosovë, prandaj OAK fuqishëm e kundërshton CEFTA-n.

Zogaj tha per Radio Drenasi 92.1 FM se Oda e Afarizmit të Kosovës po merret edhe me LigjinePunës konkretisht me Lehonine që kemi kërkuar sikurse shtetet e rajonit që barra të hiqet nga bizneset dhe të kaloj mbi shtetin.

Dy sektorë që janë më të rëndësishëm për Kosovën, sektori minerar dhe sektroi i bujqësisë, duke marrë parasysh që Kosova është e pasur me miniera dhe me xehe nëntokësore që momentalisht funksionon vetëm Feronikeli dhe një pjesë shumë e vogël e Trepcës ndërsa minierat tjera janë të mbyllura.

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale jep në shfrytëzim për 25 vite ndërsa Pylltaria që është në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë jep për 5 vite. Si mundet një investitor të vijë kur dihet që për miniera janë investimet me dhjetra miliona, prandaj këtu qëndron pengesa. Tjetër është se shumë njerëz të pandershëm që janë nëpër institucione të Kosovës i mbajnë peng licencat me vite të tëra dhe nuk lejojnë investitorë të rinjë të vijnë të investojnë, prandaj nuk ka investiorë të jashtëm dhe ngecë zhvilimi ekonomik, tha Zogaj për Radio Drenasin.

Po ashtu ai tha se mos efikasiteti i gjyqsorit po ndikon shumë keq tek bizenset në rastin konkret Miniera e Goleshit ka investuar dhjetra miliona dhe me 220 të punësuar e gatshme për prodhim por për shak se gjyqsori nuk e ka kryer punën si duhet miniera po qëndron e mbyllur.

Sa i përket bujqësisë një pjesë e madhe e tokave rrin të papërpunuara për arsye se problemi qëndron tek grantet dhe subvencionet që deri me tani nuk janë shpërndarë në mënyrën e duhur. Ne si odë kemi arritur të realizojmë takime me Ministrinë e Bujqësisë disa herë dhe i kemi shprehur shqetësimet tona por po ndërrohen ministrat gati çdo muaj prandaj edhe nuk po funksion siç duhet dhe është një ministri e cila në masë të madhe e ndal zhvillimin ekonomik të Kosovës andaj i bëjmë thirrje nga Radio Drenasi 92.1 FMKryeministrit të Kosovës që të merret më seriozisht me Ministrinë e Bujqësisë dhe me grantet sepse 70 milion eruro janë ndarë vitin e kaluar dhe nga tërë kjo shumë nuk dihet se kush ka përfituar.

Privatizimi i Feronikelit në Drenas, duke u ndërruar pronarët sa fillon mbyllet, ishte lojë me ndjenjat e qytetarëve, tani meqë ka ardhur një pronar shqiptar të shohim se si do të funksionoj, ne i urojmë fat proanrit të ri në punën e tij në këtë komunë të varfër por me pasuri nëntokësore siç thotë një fjalë popullore fle mbi ar dhe qytetarët e Drenasit nuk mund ta gëzojnë si duhet.

Komuna e Drenasit ka dy a tre resurse minerale, përvec nikelit, ka sasi të madhe të kromit Miniera e Goleshit por i pashfrytëzuar ka edhe një burim të mirë të magneziteve që janë të pashfrytëzuar që do të thotë se Komuna e Drenasit nuk është komunë e varfër në minerare por e varfër sepse nuk ka njerëz që marrin inciativë që do të shtyjë zhvillimin e komunës.

Iniciativë në çdo komunë është vetëm në kohën e zgjedhjeve, premtimet boshe dhe kjo është e gjitha dhe qytetarët po bien në lajthitje japin vota aty ku nuk duhet.

Unë i ftoj të gjithë ata që do të votojnë sepse ne vet i kemi vendosur këto institucione e tash edhe po i kritikojmë prandaj të mendojmë mirë se kujt t’i ipet vota sepse ka ardhur një varfëri e skajshme.

Ftoj bizneset e qytetit të Drenasit që të bëhen pjesë e OAK, t’i adresojnë problemet e tyre dhe të mund ta realizojnë më lehtë veprimtarinë e vet. Oda e Afarizmit të Kosovës nuk i bënë lajka qeverisë por partner i qeverisë për të miren e bizneseve.

Zogaj nuk harroi të flas edhe për prodhimet vendore ku i ftoi të gjithë qytetarët të konsumojnë prodhimet vendore duke i cilesuar si shumë kualitative dhe tha se nuk dallojnë nga ato të prodhuara në Gjermani dhe gjetiu.