Anëtari i Bordit të OAK-së Hysni Zogaj, ishte i ftuar në RTK Radio për të folur rreth evenimentit tashmë tradicional Dita e Peshkut, i cili mbahet në Istog

Zogaj ndër të tjera theksoi se “Dita e Peshkut” do të jetë aktivitet sportiv i përvitshëm ku do të ftohen mysafirë të ndryshëm, prodhues të peshkut dhe nxënës nga të gjitha trojet shqiptare, ku do të argëtohen, do mësojnë peshkimin dhe do të krijojnë miqësi të reja.

“Istogu është vend i kultivimit të peshkut, me ujin e pastër shpërndarës dhe Trofta është vendi iedal ku mund të organizohet një event kaq i rëndësishëm që do të mbledhë pasionues të peshkut nga të gjitha anët”, tha ai.

Kujtojmë se këtë ngjarje e organizon Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim më biznesin anëtar Kompaninë Trofta-Istog