ARDA shkëlqen me produktet e metalit të çmuar

Në vazhdën e shumë vizitave që po realizon OAK-u, pati rastin që të shohë për së afërmi punën e shkëlqyer të kompanisë “ARDA” nga Prishtina, e cila merret me përpunimin e metaleve të çmuara.

Stafi i kompanisë ARDA e falënderoj për vizitën delegacionin e OAK-ut, duke e njoftuar me të arriturat e ARDA-së dhe për planet që ka për të ardhmen. Sot ARDA ka siguruar një treg të gjerë dhe klient besnik të cilët po mahnitën me dizajnin dhe cilësinë e produkteve të kompanisë ARDA.

Drejtori ekzekutiv i OAK-ut, z. Ismet Mulaj e përgëzoj kompaninë ARDA për punën që është duke e bërë në të mirë të rritjës së prodhimit në vend, si dhe planet që kanë, që të jenë prezent edhe në tregjet ndërkombëtare, duke ofruar gjithë mbështetjen në realizimin e synimeve të kompanisë ARDA.

ARDA është kompani që punon sipas ligjeve të Kosovës dhe produktet e saja janë të certifikuara sipas standardeve evropiane dhe të regjistruara si “markë arda”.


https://www.facebook.com/ARDAjewelry/