Arta-Tex “Prishtinë” është anëtari më i ri që i bashkohet OAK-së

Në vazhdën e takimeve njoftuese me bizneset, përfaqësuesit e OAK-së mbajtën një takim me z. Armend Mustafa, CEO në Arta Tex, me të cilin u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes biznesit që ai përfaqëson dhe Odës së Afarizmit të Kosovës.

z. Mustafa theksoi rëndësinë që ka përfaqësimi i denjë i bizneseve dhe vlerësoi lartë punën e #OAK-së, duke vendosur kështu që të i bashkohet listës së anëtarëve të kësaj shtëpie të biznesit.

OAK ka privilegjin që në mesin e anëtarëve të saj, të mirëpres edhe fabrikën e tekstilit Arta Tex.

Për më shumë, Arta Tex është fabrikë e tekstilit e cila që nga themelimi është e përqendruar në prodhimin e rrobave bazuar në kërkesat e klientëve të saj, e cila është e pajisur me teknologji moderne të prodhimit dhe është e certifikuar me standardet e QMS. ISO 9001: 2008