ASK publikon të dhënat e eksportit dhe importit për muajin prill 2019

 Sipas Agjencia e Statistikave të Kosovës të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 5.6% në muajin prill 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 258.5 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 244.7 milionë Euro në vitin 2018. Eksporti mbulon importin me 12.5%.

#Eksporti i mallrave në muajin prill 2019 kishte vlerën 36.9 milionë Euro, ndërsa #Importi 295.4 milionë Euro, që është një rritje prej 44.7% për eksport dhe 9.3% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

Në vendet e #CEFTA-s, gjatë muajit prill 2019, eksportet e Kosovës arritën në 15.6 milionë Euro, ose 42.4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 13.2%. derisa importet arritën në 47.7 milionë Euro, ose 16.1% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-34.1%).

Në vendet e #BE-së, eksportet e Kosovës arritën në 12.3 milionë Euro, ose rreth 33.4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 51.9%. ndërsa importet ishin rreth 156.3 milionë Euro, ose 52.9% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 35.4%.

Informata më të detajuara lidhur me Statistikat e Tregtisë së Jashtme për muajin prill 2019 mund t’i gjeni në linkun më poshtë:

http://ask.rks-gov.net/…/agjencia…/ekonomi/tregtia-e-jashtme

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës