“ATI Piccolo” edhe në Kosovë

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), gjatë vizitës në Panairin e Agrobiznesit u takuan me z. Dardan Velija bashkëpronar në kompaninë “Iron Consulting”, kompani kjo e cila merret me konsulencë dhe ofron shërbime këshilluese për klientë në sektorin privat dhe publik. Duke kombinuar njohuritë menaxhuese dhe të kuptuarit e gjerë të individëve, tregjeve dhe ekonomive, kjo kompani bashkëpunon me organizatat nga e gjithë bota për t’i forcuar marrëdhëniet e klientit dhe për t’u ofruar bizneseve të tyre përparësi konkuruese.

Gjatë këtij takimi OAK-u kishte rastin të ishte e pranishme edhe në prezantimin e makinës, që kjo kompani kishte sjellur: “ATI Piccolo”, makinë elektrike multi-funksionale dhe efiçiente për transport, vjelje, krasitje dhe menaxhim të rrjetave mbrojtëse kundër breshërit. Kontrolli elektronik i kësaj makine është i dizajuar specifikisht sipas kërkesave të pemtarisë moderne dhe është e përshtatshme për të gjitha aktivitetet në pemishte, ku shkathtësia e kësaj makine e bënë atë të gjithanshme me kosto dhe performancë ekselente. Reduktimi i kohës, reduktimi i ngarkesës në punë, ruajtja e energjisë, e lehtësia në përdorim janë vetëm disa nga veçoritë e kësaj makine.