AUV mirëpret bashkëpunimin me OAK

Kryetari i bordit të OAK-ut, zt. Skënder Krasniqi me bashkëpunëtor qëndroj për vizitë në Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës (AUV) ku u pritën nga kryeshefi ekzekutiv, zt. Dr. Valdet Gjinovci.

Kryetari i Bordit të OAK-ut, zt. Krasniqi e informoi z. Gjinovci për të arriturat e Odës dhe për planet që kemi për të ardhmen, sidomos për të ndërtuar ura komunikimi me institucionet e Kosovës, duke qënë në shërbim të biznesit dhe në interes të vendit. Ndërsa zt. Gjinovci i përgëzoj mysafirët për punën e mirë që janë duke e bërë si dhe shndërrimin e Odës në urë komunikimi ndërmjet AUV dhe biznesit.

Gjatë takimit, delegacioni i OAK-ut i paraqiti shqetësimet që ka biznesi mbi barrierat që po i krijohen prodhuesit vendor nga shtetet e rajonit, sidomos me pengesat jo tatimore, duke veçuar problemet që kanë disa biznese me shtetet si: Serbia dhe Maqedonia.

Të dyja palët ranë dakord që të rritet komunikimi në shërbim të zgjidhjes së kërkesave që ka biznesi vendor.