BAGERI COMPANY & KOSOVA ASFALT pjesë e OAK-së

 

Përfaqësuese të Oda e Afarizmittë Kosovës u pritën në takim nga përfaqësuesi i biznesit Bageri SH.P.K, Visar Qorrolli.

Zyrtarja Mirjeta Shala njoftoi Qorrollin për hapat që #OAK do të ndërmarr ditët në vijim, me qëllim që të arrihet shfuqizimi i Udhëzimeve Administrative që po e pengojnë të bërit biznes në vend.

Qorrolli përgëzoi Odën e Afarizmit të Kosovës për angazhimin e bërë deri më sot, duke shtuar që Bageri SH.P.K i bashkohet rrugëtimit të OAK-së, në mënyrë që së bashku të kontribuojnë në eleminimin e sfidave me të cilat ballafaqohen bizneset.