Baker Tilly Kosova viziton Odën e Afarizmit të Kosovës

 

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës, pritën në takim menaxherën e kompanisë Baker Tilly Kosovo, znj. Arbëresha Tuhina.

Ky takim kishte karakter njoftues lidhur me shërbimet që OAK ju ofron bizneseve dhe qëllimi kryesor i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me mundësitë e bashkëpunimit mes Baker Tilly dhe OAK.

Koordinatorja Gashi fokusin më të madh të këtij takimi i kushtoi aktiviteteve që OAK ka ndërmarrë për angazhimin në ndryshimin e çdo lloj tenedence që i dëmton bizneset në Kosovë, me qëllim të krijimit të një mjedisi sa më të favorshëm për të bërë biznes në vend.

Znj. Tuhnia përgëzoi OAK-në për përkushtimin e saj dhe shprehu interes të veçantë në rrjetëzimin e bizneseve, si pikë kyçe e shërbimeve që ofron Oda.

Për më shumë, Baker Tilly Kosovo është firmë e konsulencës biznesore në Kosovë që ofron shërbime profesionale në auditim, kontabilitet dhe tatime.