Barrierat tregtare me Serbinë – rasti “ARDA”

Në vazhdën e shumë pengesave që po i shkaktohen bizneseve kosovare nga shtetet fqinje, kompania ARDA sh.p.k . është biznesi i radhës që i’u shkaktuan barriera tregtare me shtetin serb.

Të nderuara autoritete të Institucioneve të Republikës së Kosovës,

Jo rrallë herë Serbia ka përdorur barriera të pakuptimta për Bizneset Kosovare, duke ju pamundësuar depërtimin e produkteve në territorin Serb ose duke e përdorur territorin Serb si transit.

Rasti i fundit ka të bëjë me kompaninë “ARDA” sh.p.k. e cila ishte e interesuar që të merrte pjesë në panairin e Novisadit “SJAJ 2017” me datë 02 – 05 nëntor të vitit 2017. Kompania ARDA kishte rezervuar hapësirën (shtandin) ku do të promovonte produktet, si dhe kishte plotësuar të gjitha procedurat e kërkuara nga organizatori dhe shteti Serb me qëllim që të realizohej pjesëmarrja në panair.

Por, edhe pse kompania ARDA sh.p.k. kishte plotësuar çdo dokument të kërkuar nga autoritetet Serbe, niset për në panair, bllombojnë produktet, kalojnë doganën e tonë pa problem, paraqitën te dogana serbe, ku doganieri Serb bënë verifikimin e dokumentacionit dhe i kërkon të pret 15 min, që të ftohet një shpediter Serb, i cili do të lëshoj një dokument shoqërues të produkteve tona, të cilat kanë për qëllim pjesëmarrjen në panair. Pas kompletimit të gjithë dokumentacionit dhe pritjes me orë të tëra, biznesit në fjalë u kishte ardhur një përgjigjie nga drejtoria e doganave, se “kinse nuk e kishin në rregull faturën” edhe pse të njëjtën faturë e kishin verifikuar me doganierin, duke u pasuar nga një përgjigje tjetër “tani mund të shkoni vetëm si vizitor” –theksuan nga biznesi Arda.

Pas shumë pritjesh dhe tentavivash për të marrë pjesë në panair, kompania ARDA sh.p.k. u kthye në Kosovë, pra nuk arriti që të marrë pjesë në panairin “SJAJ 2017”.

Të nderuara autoritete të Institucioneve të Republikës së Kosovës,

Për dijeninë tuaj, vetëm në dy panairet e fundit të organizuara në Kosovë (njeri i financuar nga buxheti i Kosovës), mbi gjysma e pjesëmarrësve në këto panaire ishin nga Serbia. Për çfarë reciprociteti po flasim me Serbinë, apo për çfarë marrëveshje të CEFTA-s e kemi fjalën, a është Kosova treg për të gjithë, kush do mund të shes çka do, ndërsa produkteve tona u krijohen barriera të pakuptimta.

Oda e Afarizmit të Kosovës është e vendosur që të mbrojë interesin e biznesit, prandaj do t’ju mbajë të informuar për çdo pengesë që do të kenë kompanitë vendore që të dalin me produktet e tyre në tregjet rajonale apo edhe me gjerë.

Për:
z. Ramush Haradinaj – Kryeministër i Republikës së Kosovës;
z. Behgjet Pacolli – Zvkryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme;
z. Fatmir Limaj – Zvkryeministër;
z. Enver Hoxhaj – Zvkryeministër;
z. Dalibor Jevtić – Zvkryeministër dhe ministër për Kthim dhe Komunitete;
z. Dardan Gashi – Zvkryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve strategjike;
z. Bedri Hamza – Ministër i Financave;
z. Besim Beqaj – Ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë;
z. Bajram Hasani – Ministër i Tregtisë dhe Industrisë;
z. Valdrin Lluka – Ministër i Zhvillimit Ekonomik