BBF Company pjesë e OAK-së

Në vazhdën e takimeve në bizneset e Komunës së Ferizajt, përfaqësuese të Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) u pritën në takim nga Ismet Mustafa, pronari i BBF Company.

Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës theksuan që OAK vazhdimisht lobon në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen bizneset anëtare. Ato shtuan që për të arritur përmirësimin e situates aktuale të të bërit biznes në vend, OAK vazhdimisht realizon takime me përfaqësues të institucioneve vendore ashtu që t’i njoftoj për situatën aktuale në teren dhe të kontribuojnë në përmirësimin e klimës të të bërit biznes.

Mustafa përgëzoi Odën e Afarizmit të Kosovës për punën dhe angazhimin e bërë. Ai theksoi disa probleme me të cilat BBF Company përballet, me bindjen që shumë shpejtë do të tejkalohen.

Në fund të këtij takimi ai theksoi që nga sot BBF Company i bashkohet misionit të OAK-së, duke u bërë anëtari më i ri i saj.

Për më shumë, BBF Company është një nga prodhuesit më të mëdhenj të pijeve jo-alkoolike në rajon.