Bel-Kos” SH.P.K. dhe “Jeta” SH.P.K. pjesë e OAK-së

 

Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëprit Lulzim Gashi,  përfaqësues i “Bel-Kos” SH.P.K. dhe “Jeta” SH.P.K.

Koordinatorja e OAK-së Qendresa Ibrahimi informoi për shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare dhe theks i veçantë i’u kushtua adresimit të problemeve të bizneseve anëtare tek institucionet dhe lobimi për arritje të zgjidhjes së tyre.

Gashi përgëzoi Odën e Afarizmit të Kosovës për punën e bërë deri më tani, duke shtuar që bizneset në vend po përballen me probleme të ndryshme. Ai veçoi problemin me inspektorët e ATK-së gjatë kontrollave të realizuara në biznese.

Në fund të këtij takimi, Gashi shtoi që “Bel-Kos” SH.P.K. dhe “Jeta” SH.P.K. bëhen pjesë e OAK-së.