Benita Company viziton OAK-un

Binak Kalludra, pronar i kompanisë gurëthyese Benita Company, ka vizituar sot zyret e OAK-ut ku është mirëpritur nga drejtori ekzekutiv, Ismet Mulaj dhe Donika Gashi, përgjegjëse për komunikim me biznese.

Kalludra, ka përgëzuar nismën e OAK-ut për të përfaqësuar barrierat e afarizmit me të cilat po përballën gurëthyesit, të cilat u shpalosën edhe në tryezën e thirrur nga OAK-u e cila u mbajtë me 23 shkurt dhe ku u shpalosën problemet që po zvarrisin dhe ndalojnë biznes-bërjen e kompanive gurëthyese.

Drejtori ekzekutiv i OAK-ut, Ismet Mulaj informoi pronarin e Benita Company, se tashmë janë ndërrmarrë edhe hapat e parë për të adresuar problemet e gurëthyesve, të cilat u shpalosën në tryezën e përbashkët me këto biznese.

Mulaj tregoi se tashmë janë deponuar kërkesat për:

-Largimin e kufuzimit për shfryrëzimin e tokës në 5 Ha,.Kjo siopërfaqet të rritet të jetë në harmoni me planin investim që ka biznesi;
– Leja për shfrytëzimin e tokës për vendpunishte të jetë më e gjatë se 5 vite, sa është tani;
– Të largohet taksa prej 0.20 cent për m2 në vit që bizneset gurëthyese paguajnë në Agjencionin Pyjor. Taksa e dyfishtë që paguajnë bizneset e guthëthyesve, një në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe tjetra në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, përbënë një problem disavjeçar dhe jofavorizues për të zhvilluar afarizëm në këtë sektor.

Kërkesat për këto probleme janë adresar tek Ministri i Misnistrisë së Bujqësisë dhje Zhvilluim Rural, Nenad Rikalo, Kryeministri Ramush Haradinaj si dhe tek Kryeshefi i Agjencisë së Pyjevem, Ahmet Zejnullahu.