BIBITA në 26 vjetorin e saj rrëmben dy çmime në Dubai

BIBITA GROUP” një rrëfim suksesi që nisi rrugëtimin në vitin 1991. Që prej atij viti të largët e deri më sot, kjo histori suksesi shquhet si ndërmarrësi e nisur familjare por me kalimin e kohës domosdoshmëria për të plotësuar nevojat e konsumatorit bëri që ky biznes të zgjeroi veprimtarinë e tyre.

Tani nën logon e BIBITA janë tre kategori lëngjësh me 10 brende të ndryshme në tregjet e brendshme dhe ndërkombëtare.

Zgjerimi i veprimtarisë prodhuese në Fabrikën “BIBITA” sjell në vitin 2005 edhe lëngjet e pagazuara më përmbajtje frutore 12%, gjë e cila shënon edhe një sukses të radhës për këtë biznes.
Koha sjell ndryshime çdo herë e më pozitive, zhvillim të hovshem teknologjik, si dhe rritje të stafit.

Idet çdo herë e më kreative, ambiciet e shëndosha në favor të konsumatorit, bëjnë që Fabrika “Bibita”, në kuadër të saj të hapë edhe një segment të ri.

Në vitin 2007 fillon prodhimin e faculetave të lagura “Ultra Cosmetics”, prodhim ky revolucionar i cili bënë që “BIBITA GROUP” të jetë e para dhe e vetmja në vend dhe rajon, në këtë lloj veprimtarie.

Kërkesat drejt cilësisë dhe zhvillimit asnjëherë nuk kanë të ndaluar, në vitin 2009 “BIBITA” nënshkruan marrëveshje licence me brendin më të shitur në SHBA, në kategorin e lëngjeve të pa gazuara “Tampico” Beverages në Chicago, duke u bërë kështu prodhues dhe distributor për Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Holand, Luksemburg, Francë, Kroaci, Dubai, Australi, Bullgari, Slloveni, Angli dhe shumë vende të tjera.

Por në vitin 2017 në ceremonin e “GULFOOD AWARDS” në Dubai, në mesin e 5200 produkteve botërore me 110 shteteve pjesëmarrëse, rrëmbeu dy çmime atë për kualitet dhe dizajn.
• Best Soft Beverage
• Best Packaging Design
“BIBITA GROUP” është anëtare e Oda e Afarizmit të Kosovës