Bizneset e Komunës së Suharekës me ankesa të shumta

Gjatë takimit “Kafja e Mëngjesit” me bizneset e Komunës së Suharekës, Beqir Seferaj nga “ISeferi” SH.P.K. theksoi që:

“Në Kosovë i kemi përjetuar dhe po i përjetojmë problemet në një mënyrë aq ekstreme sa nuk ja vlen as të diskutohet për to andaj duhet ta shqyrtojmë mundësinë se si ta bëjmë zgjidhjen e këtyre problemeve. Problemet në Kosova janë sikur një tren me vagona më bashkëkohorë por me lokomotivën në krye të prishur. Pra shteti në Kosovë është barrë e biznesit, është shumë e vërtetë. Në Kosovë ka shumë biznese që burimin e kanë nga traditat familjare, të cilat pak a shumë dallojnë me disa prodhime industriale që kanë qenë shtetërore, dhe kanë një kulturë dhe traditë të punës. Por problemi te ne është se cka është kualitative në Kosovë? Qoftë në prodhim,qoftë në arsim, qoftë në shëndetësi. Ne nuk po e stimulojmë kualitetin. Unë jam prodhues i elementeve të betonit prej vitit 1973 dhe kam pasur rast që të bëj vizita në Slloveni dhe Austri. Besoni që prodhuesi nuk guxon të prodhojë cfarë të dojë. Pra duhet të kontrollohet lënda e parë ngase kualiteti i saj momentalisht nuk është në nivel”.