Bizneset e Prizrenit i bashkohen OAK-ut

Një delegacion i OAK-ut, i përbërë nga anëtari i bordit zt. Hasan Gigollaj, drejtori ekzekutiv zt. Ismet Mulaj dhe zyrtarja për komunikim me biznese, znj. Rrezarta Rama, gjatë vizitës së bizneseve në Prizren, vizituan fabrikën për prodhimin e kartonit “KosovaPack”, që u pritën nga pronari i kësaj fabrike zt. Tafil Kalimashi.

“KosovaPack” është ndërmarrje e specializuar në prodhimin dhe përpunimin e kartonit të valëzuar, është themeluar dhe investuar në vitin 2012 nga kompania KORABI nga Prizreni. Produkti kryesor i ndërmarrjes KosovaPack është kartoni i valëzuar për ambalazh, dhe prodhimi i kutive transportuese po ashtu nga kartoni, dhe atë sipas llojeve, ngjyrave dhe shënimeve varësisht të kërkuara nga tregu.

Gjatë takimit u diskutua për sfidat dhe për sukseset që ka kaluar “KosovaPack” që nga themelimi deri tani. Si problem kryesor zt. Kalimashi cek mungesën e energjisë elektrike, ndërprerjet e shumta dhe në disa raste edhe pa paralajmërim.

zt.Mulaj dhe zt. Gigollaj falënderuan zt. Kalimashi për bashkëpunim dhe premtuan se OAK-u do t’i përkrah Bizneset e Prizrenit i bashkohet OAK-ut!

Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet “KosovaPack” dhe OAK-ut u zyrtarizua me rastin e vizitës së zt. Kalimashi në zyrët e OAK-ut.


http://kosovapak.com/