Vendosja e masave të reja nga ana e Qeverisë së Kosovës është vlerësuar si shumë problematike nga bizneset të cilat theksojnë se do të kenë humbje dhe probleme me stoqet të cilat tashmë i kanë grumbulluar, e një gjë e tillë u theksua edhe përgjatë takimit me bizneset në Komunën e Prizrenit ku OAK zhvilloi aktivitetin “Kafja e mëngjesit” me bizneset anëtare.

Fatmir Qerreti nga Industria e mishit “Doel” theksoi se një vendim i tillë për vendosjen e masave restriktive nga Qeveria do të bëjë që të kemi humbje në stoqet e grumbulluara dhe të njëjtat do të detyrohemi t’i hedhim në plehra, njësoj sikur gjatë vitit të kaluar.

Poashtu, kërkesë tjetër nga Qerreti ishte që të rritet numri i inspektorëve nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe të bëhet inspektimi në tregun e mishrave, pasi një veprim i tillë është me interes nacional.                                                                                     

Në fund të takimit, bizneset kërkuan që të bëhet shtyrje masave restriktive dhe të ofrohet mbështetje për bizneset nga institucionet vendore.