Bizneset kërkojnë të funksionalizohen shkollat profesionale

Në kuadër të organizimit “Kafja e Mëngjesit” me bizneset e rajonit të Prizrenit, e ku bizneset kishin mundësinë të shprehin problemet e tyre, Ramadan Gashi pronar i gurthyesit “AG Group” SH.P.K. përgëzoi Odën e Afaizmit të Kosovës për iniciativën e ndërmarrë.

Gashi theksoi që momentalisht në Kosovë janë 60 shkolla profesionale, prandaj është mëse e nevojshme funksionalizimi i tyre dhe aplikimi i mësimit dual, pasiqë kuadrot që po dalin janë në mospërputhje me nevojat e tregut.

Tutje Gashi shtoi që duhet të bëhet kompletimi i Zonave Industriale me infrastrukturë bazë, dhe ATK duhet të transformohet ashtuqë të gjitha bizneset të trajtohen në mënyrë të barabartë.