Bizneset nga Gjilani vazhdojnë me peticion për shfuqizimin e udhëzimeve administrative

 

Biznese nga Komuna e Gjilanit po vazhdojnë me grumbullimn e nënshkrimeve për peticion, iniciativë kjo e Odës së Afarizmit të Kosovës, për bizneset të cilat i takojnë kryesisht sektorit të Minierave dhe Mineraleve.

Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi, u bëri thirrje bizneseve të prekura nga udhëzimet administrative të cilat nuk  janë të harmonizuara me ligjet, që t’i bashkohen kësaj iniciative të Odës, me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës për bizneset e këtij sektori.

OAK, në bashkëpunim me bizneset do të dërgoj peticionin tek institucionet përkatëse si Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvilimit Rural, dhe Ministria e  Zhvillimit Ekonomik, për të shfuqizuar udhëzimet administrative të cilat pengojnë bizneset për zhvillimin e tyre.

Në këtë takim OAK u prezantua nga: Kryetari i Bordit Skënder Krasniqi dhe zyrtarja Mirjeta Shala.