Biznesi anëtar i Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK) “Denis Gafuri Sales Training” për të katërtën herë me radhë organizon Konventën “Suksesi është qëllimi yt”.

Konventa do të mbahet me datën 23 Tetor 2021 dhe do të organizohet në dy forma: live dhe online.

Ky mega event, bashkon një herë në vit ekspertët më të mirë, vendor e ndërkombëtar, të cilët janë ekspert të fushëveprimtarisë dhe profesionit që ata kanë.

Konventa do të mbahet në Hotel Golden Imperial në Prishtinë. Folësit dhe temat që do të trajtohen do të iu ndihmojnë në aftësimin personal dhe profesional si dhe në përgatitjen tuaj në fushën e ndërmarrësisë.

Për më tepër konventa “SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT” 2021 tashmë është bërë pjesë e pa ndarë e atyre që e duan Suksesin dhe janë pro ndryshimit pozitiv të vetëvetes.