Në kuadër të vizitave tek bizneset në komunën e Gjilanit, përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë u pritën në takim nga Demir dhe Burhan Ajeti, pronar të biznesit “Buli Trade”.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth kushteve dhe mënyrës së të bërit biznes në Kosovë, ndikimi i pandemisë dhe ndryshimet e fundit në çështjet ekonomike në vend dhe të botë.

“Buli Trade” ka dhjetë punëtor dhe ofron modelet më të fundit nga trendët botërore të qeramikës, porcelanit, mozaikut dhe sanitarisë.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.