Biznesi IDEA Ceramiche u vizitua nga përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës me qëllim të njoftimit të ndërsjelltë të dyja palëve.

Zyrtaret e OAK-së njoftuan për aktivitetet dhe shërbimet që ofron Oda, si dhe të arriturat gjatë kësaj kohe të funksionimit duke përfshirë lobimin e vazhdueshëm në ndryshimet e ligjeve në favor të bizneseve.

Po ashtu u diskutua edhe për sfidat e biznesit gjatë kohës së pandemisë.

Gjatë takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.