Kryetari i Bordit të OAK-ut z. Skender M Krasniqi së bashku me zyrtarët për komunikim me biznese dhe znj. Qendresa Ibrahimi pritën në takim sot pronarin e kompanisë “Schilla”, z. Naim Zejnullahu, biznesmen ky i cili jeton dhe vepron në Itali. “Schilla” është kompani e themeluar në vitin 2001 në Itali, e cila merret me punimin e dyshemeve, parketit, tepihut, pvc e dyshemeve të shkollave.

Pronari i saj z. Zejnullahu është i interesuar që të investojë dhe sjellë investitor të huaj edhe në Kosovë, pavarësisht disa përpjekjeve të pasuksesshme që është duke i bërë. z. Zejnullahu ishte i shoqëruar nga biznesmeni (Anëtar i OAK-se ), z. Mehdi Lahu.

OAK-u e përgëzoj për punën dhe vullnetin e madh që ka z. Zejnullahu dhe është e privilegjuar që në mesin e saj ka edhe bashkatdhetarë të suksesshëm të cilët nuk e harrojnë asnjëherë vendin e tyre.

Krijimi dhe përmirësimi i klimës së të bërit biznes në Kosovë si për bizneset në Kosovë ashtu edhe për ata që dëshirojnë të vinë dhe të investojnë në Kosovë, është një prioritet për OAK- un dhe duhet të jetë edhe për Qeverinë e Kosovës.