Biznesi NDERIMI SH.P.K u vizitua nga përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës me qëllim të njoftimit të ndërsjelltë të të dyja palëve.

Zyrtaret e OAK-së njoftuan për aktivitetet dhe shërbimet që ofron Oda, si dhe të arriturat gjatë kësaj kohe të funksionimit duke përfshirë lobimin e vazhdueshëm në ndryshimet e klimës së të bërit biznes. Gjithashtu u diskutua edhe për sfidat e biznesit gjatë kohës së pandemisë si dhe mundësitë e bashkëpunimit reciprok.Gjatë takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.