Biznesi Zoom Agency i bashkohet bizneseve tjera anëtare të OAK

 

Zoom Agency, anëtar i OAK-së, është agjenci marketingu digjital, me një staf të specializuar që drejton dhe punon në këtë kompani, që punët dhe detyrat i kryejnë në mënyrën më profesionale.

Eksperienca e Zoom Agency në këtë drejtim, ka një traditë të gjatë dhe të suksesshme në aspektin e bizneseve dhe krijimin e prezantimit online të bizneseve vendore por edhe të atyre ndërkombëtare.

Roli i kësaj kompanie në prezantimin e disa bizneseve të njohura në Kosovë, është që këtë rrjet ta zgjeroj akoma më shumë, dhe sukseset në këtë aspekt janë tepër evidente.
Zoom Agency ofron shërbime të specializuara në rrjetet sociale, krijimin dhe implementimin, përmbajtjen dhe strategjinë e marketingut në mënyrë që sa më suksesshëm të prezantoj, përkatësisht ta fuqizoj biznesin Tuaj.

Për më shumë informata rreth Zoom Agency, mund të kontaktoni në: 049 288 088 | 043 733 373, E-mail: info@zoom-agency.com, Web: www.zoom-agency.com si dhe mund të vizitoni profilin në Facebook:https://www.facebook.com/zoomagency.ks/