Blic Solution i bashkohet OAK- ut

Z. Sherif Krasniqi pronar i Blic Solution L.L.C, kompani kjo e cila është shumë e përkushtuar për të ofruar shërbime të shkëlqyera të kujdesit ndaj klientit duke përdorur të gjitha burimet e saj. z. Krasniqi u mirëprit për vizitë në OAK nga kryetari i bordit z. Skender Krasniqi, drejtori ekzekutiv z. Ismet Mulaj dhe znj.Rrushe Maloku.

Gjatë këtij takimi i cili kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit në mes OAK-ut dhe Blic Solution ndër të tjera u diskutua edhe për problemet me të cilat ballafaqohet kompania në fjalë.

Kryetari i OAK-ut së bashku me drejtorin ekzekutiv falënderuan z.Sherif Krasniqi për bashkëpunimin dhe shprehën gatishmërinë për ndihmën e vazhdueshme në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet ky biznes.
http://www.blicsolution.com/