Oda e Afarizmit të Kosovës ju prezanton me anëtarin më të ri BRT SH.P.K., me bazë në qytetin e Prishtinës.
BRT SH.P.K. si kompani bëjnë të gjitha llojet e ndërtimeve/renovimeve të objekteve të larta si dhe ndërtimin e infrastrukturës rrugore si dhe ndërtimeve tjera. Gjithashtu, ata ofrojnë edhe të gjitha llojet e shërbimeve gjeodozike.
Me rreth 4 vite e gjysmë punë BRT SH.P.K ka përfunduar dhe është në proces të shumë projekteve brenda Kosovës. Ajo bashkëpunon me shumë biznese vendore gjatë implementimit të projekteve dhe kontribon mjaftë shumë në zhvillimin ekonomik të vendit. Momentalisht, kompania ka rreth 27 punëtorë, mirëpo numri i atyre të kontraktuar arrin deri në 130.
Biznesi gjatë këtyre viteteve sa ka operuar ka pasur mjaft sukses mirëpo situata e kohëve të fundit ka krijuar sfida të reja dhe të paparashikushme për biznesin. Rritje e çmimeve, procedurat burokratike dhe mos-rinegocimi i kontrave publike janë disa nga shqetësimet që për biznesin janë shëndrruar në sfida te reja.
Megjithatë, ne i urojmë mirëseardhje biznesit, dhe besojmë se së bashku do të arrijmë të gjejmë zgjidhje për sfidat dhe problemet që paraqiten gjatë aktivitetit biznesor.
Për më shumë: https://www.facebook.com/BRT-ShPK-100366248444367

