Buka prej Gurit anëtari më i ri që i beson misionit të OAK-së!

Pronari i kompanisë Buka prej Gurit Lavdim Gashi është mirëpritur në takim nga anëtari i bordit Hysni Zogaj me bashkëpunëtor.

Në këtë takim z.Gashi u njoftua më për së afërmi me misionin dhe qëllimet e OAK-së si dhe zhvillimet e fundit që Oda ka ndërmarrë për sektorin e gurëthyesëve në vend.

Gjatë këtij takimi u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit, duke u listuar kështu Buka prej Gurit si anëtari më i ri në OAK.

OAK është e privilegjuar që në mesin e saj ka anëtar të përkushtuar në punën e tyre.