Bukëpjeksit sektor që perballet me shumë probleme

 

Oda e Afarizmit të Kosovës po bën përpjekje të vazhdueshme që t’i ndihmojë çdo herë e më shumë biznesve në tejkalimin e pengesave me të cilat ata ballafaqohen u tha ndër të tjera në takimin që patën përfaqësuese nga Oda e Afarizmit të Kosovës me pronarët e furrës Antika-B Xhelal dhe Bedrije Gashi.

Temë diskutimi ishin sfidat me të cilat po përballet sektori i bukëpjekësve dhe rëndësia që ka bashkimi i bizneseve në Odë në mënyrë që së bashku të kontribuojmë në zgjidhjen e problemeve dhe shqyrtimin e kërkesave të ndryshme.

Gjatë këtij takimi u shprehën pakënaqësitë e mospërkrahjes së Institucioneve, problemet e ndryshme ligjore dhe shumë ngecje të tjera institucionale në lidhje me sektorin e bukëpjekësve.

Në fund të këtij takimi palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.