Celi-Ag pjesë e OAK-së

Në kuadër të vizitave në bizneset në Komunën e Suharekës, përfaqësuese të Oda e AfarizmittëKosovës u pritën në takim nga Naser Binaku, pronar i Gurthyesit Celi-AG.

Zyrtarja Mirjeta Shala njoftoi më detajisht lidhur me shërbimet e Odës ndaj bizneseve anëtare, ku theks i veçantë ju kushtua angazhimit për zgjidhjen e problemeve të sektorit minerar.

Binaku përgëzoi Odën e Afarizmit të Kosovës për punën e bërë deri më tani, ndërsa tutje fokusin kryesor kishte problemet me të cilat po përballen bizneset e këtij sektori të Komunës së Suharekës.

Në fund të këtij takimi, Binaku shtoi që nga sot Gurthyesi Celi-AG i bashkohet misionit të OAK-së.