CEO – Congress & Event Organization anëtare e OAK

CEO – Congress & Event Organization anëtare e OAK-së, është kompani e specializuar në Menaxhim të Eventeve e themeluar në vitin 2000 me seli në Kosovë ndërsa nga viti 2013 me zyrë edhe në Gjermani.

Kompania CEO feston vitin jubilar të sukseseve të saj në organizimin e panaireve, konferencave dhe kongreseve në Kosovë, tashmë me rreth 65 panaire të organizuara, me 200 mijë vizitorë aktiv dhe rreth 800 kompani pjesëmarrëse nga Kosova dhe rajoni.

Si kompani lidere në vend, është e certifikuar dhe anëtare e vetme nga Kosova në Asociacionin Botëror të Industrisë së Panaireve – UFI me seli në Francë.

Për tu informuar më shumë rreth CEO – Congress & Event Organization, vizitoni profilin në Facebook: https://www.facebook.com/panairekosove/