CEO – Congress & Event Organization i bashkohet OAK-ut

Në takimin e zhvilluar sot, Oda e Afarizmit të Kosovës dhe CEO – Congress & Event Organization kanë nënshkruar marrëveshje për thellimin e bashkëpunimit.

Pronari i kompanisë, Bekim Xhafa ka thënë që ka mirëpritur bashkëpunimin me OAK-un, pasi ka përcjellur në vazhdimsi aktivitetet e kësaj të fundit dhe rastet e shumta që ka zgjidhur e ndihmuar OAK-u për biznese të ndryshme në Kosovë.

Drejtori ekzekutiv i OAK-ut, Ismet Mulaj u shpreh se nënshkrimi i kësaj marrëveshje dëshmon besimin e bizneseve në OAK për të adresuar e zgjidhur pengesat që kanë këto biznese, dhe shtimi i anëtarëve në OAK do të thotë rrugëtim i përbashkët në misionin për krijimin e klimës së favorshme të të bërit biznes në vend.

Përndryshe CEO – Congress & Event Organization Congress and Event Organization, është kompani e specializuar në Menaxhim të Eventeve e themeluar në vitin 2000 me seli në Kosovë ndërsa nga viti 2013 me zyrë edhe në Gjermani.
Kompania është e certifikuar dhe anëtare e vetme nga Kosova në Asociacionin Botëror të Industrisë së Panaireve – UFI me seli në Francë.

CEO vepron me aktivitetet e veta në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë, Zvicër, Gjermani etj.