Në vazhdën e vizitave tek bizneset që ushtrojnë veprimtarinë në komunën e Prishtinës, zyrtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kanë vizituar biznesin “Albing BE” SH.P.K..

Gjatë takimi me bashkëpronarin, Xhevdet Muçaj, kryesisht u diskutua lidhur me sfidat me të cilat po përballen bizneset, shërbimet e Dhomës së Tregtisë për bizneset dhe lobimin e vazhdueshëm që bëjmë tek institucionet për të qenë afër bizneseve.

“Albing BE” SH.P.K. është e fokusuar në sektorin e ndërtimeve të larta për banim.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.